Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist i Larte i Rrezikut Operacional dhe Kontrollit te Vazhdueshem 

Pozicioni:                                                     Specialist i Larte i Rrezikut Operacional dhe Kontrollit te Vazhdueshem  

Vendndodhja:                                              Tirane  

Afati i fundit i aplikimeve:                           19 Korrik 2024

Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Specialist i Larte i Rrezikut Operacional dhe Kontrollit te Vazhdueshem prane Divizionit te Manaxhimit te Rrezikut dhe Kontrollit te Vazhdueshem.

Raporton drejteperdrejte te:  Drejtori i Departamentit te Rrezikut Operacional dhe Kontrollit te Vazhdueshem      Objektivi:

Specialisti i larte i rrezikut operacional dhe kontrollit te vazhdueshem eshte pergjegjes/e per identifikimin, matjen, monitorimin dhe menaxhimin e rrezikut operacional. Eshte nje nga aktoret kryesore ne procesin e menaxhimit te drejtperdrejte te rrezikut operacional dhe implementimit te kontrolleve te vazhdueshme, ne perputhje me kerkesat e brendshme dhe ato rregullative.

Pergjegjesite kryesore:

  • Njohuri te mira rreth politikave, manualeve dhe procedurave te brendshme, modeleve te menaxhimit qe kane te bejne me rrezikun operacional;
  •  Perditesohet rregullisht me kuadrin rregullativ ne fushat e riskut operacional si dhe perfshihet ne reflektimin dhe pershtatjen e ketyre ndryshimeve ne kuadrin e brendshem te politikave dhe procedurave te bankes;
  • Pergjegjes/e per mbledhjen e informacionit te raportuar nga njesite e bankes per humbjet operacionale dhe perditesimin e ketij informacioni ne bazen e te dhenave perkatese;
  • Perfshihet ne proçesin e menaxhimit te ankesave te klienteve. Miremban kete informacion ne bazen e te dhenave te ankesave. Perfshihet ne raste investigimesh kur vleresohet e nevojshme;
  • Monitoron dhe vlereson ekspozimin e Bankes kundrejt rrezikut operacional, perfshire ketu dhe raportimet me incidentet e deklaruara nga njesite funksionale te Bankes;
  • Raporton rregullisht lidhur me ekpozimin ndaj rrezikut operacional perfshire Humbjet Operacionale Bruto, raportin e Indikatoreve Kyç, etj;
  • Perfshihet gjithashtu ne rishikimin periodik qe ushtron funksioni i Rrezikut Operacional ndaj indikatoreve kyç, ne kuader te permiresimit te vazhdueshem te cilesise se tyre;
  • Perfshihet ne proçesin vjetor te vete-vleresimit te rrezikut operacional si dhe planit te kontrollit te vazhdueshem;
  • Ndjek zbatueshmerine e planeve te masave te miratuara.
  • Perfshihet ne vleresimin e rreziqeve potenciale dhe kontrolleve te nevojshme te lidhura me çdo produkt te ri, proçes, sherbim, sistem, etj, perpara implementimit te tyre.
  • Detyra dhe pergjegjesi te tjera sipas kerkesave te supervizorit, ne perputhje me profilin e punes.

Aftesite dhe Cilesite e kerkuara

  • Integritet;
  • Punetor/e;
  • I/E motivuar;
  • I /E sofistikuar;
  • Njohuri ndaj produkteve bankare per depozitat, kredite, dhe investimet;
  • Menyre e te punuarit e orientuar drejt rezultave dhe respektimit te afateve;
  • Aftesi te mira analitike;
  • Njohuri te mira ne perdorimin e programeve te paketes Microsoft Office, kryesisht te programit Excel;
  • Njohuri te mira ne perdorimin e sistemeve bankare;
  • Aftesi te mira komunikimi, i/e edukuar, me nje karakter pozitiv;
  • Te udhehiqet nga parimi i te punuarit ne ekip;
  •  Deshire per tu zhvilluar profesionalisht dhe per tu promovuar ne funksionet me te larta brenda organizates.

   Kriteret formale:

  • Diplome universitare ne Shkenca Ekonomike, Finance-Banke, kontabilitet, matematike, etj;
  • 1-3 vite eksperience bankare, preferuar ne fushat e menaxhimit te Risk-ut, auditimit te brendshem, analizes dhe raportimeve financiare, ALM, etj;
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (shkrim/te folur).

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

  • Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
  • Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X