Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

ABI Bank mbështet “EU Transit – Tirana Farm”

Në datat 19-20 Maj në Tiranë u organizua nga Bashkia Tiranë aktiviteti me temë “EU Transit –Tirana Farm”, i cili kishte për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të reja dhe nxitjen e prodhimit vendas. Banka Amerikane e Investimeve si një mbështetëse aktive e sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik ishte një nga sposnorët kryesorë të këtij aktiviteti, i cili u lançua në ambientet e Pazarit të Ri në Tiranë dhe vijoi në dt. 20 Maj në Petrelë. Z. Emis Cerrava, i cili përfaqësoi linjat e biznesit të Bankës në këtë event, mbajti edhe një fjalim përshëndetës ku shpalosi vizionin dhe mundësitë që Abi Bank ofron për sipërmarrjet.

Gjatë promovimit të këtij aktiviteti nga ana e Bashkisë së Tiranës në komunikimet e saj zyrtare u përdor si #hashtag slogani i Bankës Amerikane të Investimeve “Investo në Optimizëm”, si një moto që frymëzon çdo njeri për një të ardhme më të mirë.

  

X