Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Arketar/e, Dega Durres
Pozicioni: Arketar/e, Dega Durres
Vendndodhja: Durres
Afati i fundit i aplikimeve: 8 nentor 2024
Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Arketar/e ne Degen Durres.
Raporton drejteperdrejte te: Drejtori i Deges / Supervizori Operacional
Pergjegjesite kryesore:
- Te hape dhe te mbylle kasaforten e Deges ne prani te Supervizorit Operacional/Drejtorit te Deges.
- Ka pergjegjesi per sigurine e parave (çeqeve, kartave dhe dokumentacioneve te tjera ne kasaforte) dhe mban çelesat e kasafortes ne Dege.
- Te rikonciloje parate fizike te kasafortes me te dhenat e gjeneruara nga sistemi dhe te mbylle kasaforten ne bashkepunim me Supervizorin Operacional.
- Te kryeje terheqjen e parave per klientet dhe te beje pagesa pas verifikimit te firmes, verifikimit te situates financiare te klientit dhe pas kontrollit te shumes ne forme te shkruar.
- Te pranoje çeqe dhe para per depozitim, te verifikoje shumen dhe te verifikoje informacionet e plotesuara ne te dhe ligjshmerine e dokumentacionit.
- Te regjistroje ne sistem transaksionet perkatese ne menyre qe te printoje saktesisht mandatin per klientin.
- Te permbledhe te dhenat e arkes / kasafortes (Till/Vault) dhe te plotesoje permbledhjen e cash-it me shumat perkatese ne fund te çdo dite.
- Te permbledhe dokumentat ditore te arkes dhe ATM-s dhe te kontrolloje rregullsine / saktesine e ketyre dokumentave.
- Te dije me saktesi te gjitha manualet, instruksionet dhe procedurat qe kane te bejne me postin e punes se Arketarit dhe te informohet vazhdimisht per cdo ndryshim te bere.
- Te numeroje manualisht kartmonedhat dhe monedhat per depozitim apo dorezim ne Zyrat Qendrore ne perputhje me procedurat perkatese duke informuar paraprakisht Voltin Qendror / Departamentin e Thesarit.
- Te identifikoje kartmonedhat e fallsifikuara, te informoje Supervizorin Operacional / Drejtorin e Deges, te mbaje pergjegjesi per diferencen e cash-it.
- Te identifikoje gabimet gjate kryerjes se transaksioneve kur balanca kredituese e debituese nuk perputhen.
- Te vendose kartmonedhat ne kasaforten e dores sipas prerjeve.
- Te kryej pagesat e kesteve te kredive dhe pagesat mujore duke verifikuar pagesen dhe shumen.
- Te monitoroje balancen ne arke dhe te beje kerkese per cash te ri ne menyre qe te perballoje kerkesat ditore.
- Eshte personi i autorizuar dhe pergjegjes per veprimet dhe shoqerimin e fondeve ne vlera monetare ne Banken e Shqiperise dhe Bankat e nivelit te dyte (ne deget qe e aplikojne).
- Te klasifikoje dhe te vendose ne dosjet perkatese mandatet, ceqet, etj.
- Te ruaje konfidencialitetin e cdo transaksioni te kryer.
- Ne rast sjelljesh te dyshimta, raporton te punonjesi i Sigurise ne Dege. Ne rast vjedhje, te perpiqet te qendroje i qete dhe ndjeke procedurat bankare per sigurine e klienteve dhe stafit.
- Ne raste rreziku, te shyp butonin e alarmit qe ndodhet nen tavolinen e punes.
- Te jete pjese integrale e skuadres ne informimin e klientit per produktet dhe sherbimet qe ofron banka dhe ta drejtoje klientin tek personi pergjegjes ne dege.
- Te referoje kliente te rinj dhe te shese produktet e bankes tek klientet e rinj dhe ekzistues.
Kriteret formale:
- Te jete i diplomuar ne fushen e Ekonomise apo fusha te ngjashme.
- Eksperience e meparshme pune konsiderohet nje avantazh.
- Te kete aftesi te mira matematikore.
- Te jete i komunikeshem dhe te kete aftesi per te ndertuar mardhenie te mira me klientin.
- Te jete praktik dhe i kujdesshem ndaj punes.
- Te jete i afte te punoje nen presion.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.