Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Arketar/e, Deget Tirane
Pozicioni: Arketar/e, Deget Tirane
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 1 maj 2024
Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Arketar/e ne Deget Tirane.
Raporton drejteperdrejte te: Drejtori i Deges / Supervizori Operacional
Pergjegjesite kryesore:
- Të hape dhe të mbylle kasafortën e Degës në prani të Supervizorit Operacional/Drejtorit te Deges.
- Ka përgjegjësi për sigurinë e parave (çeqeve, kartave dhe dokumentacioneve të tjera në kasafortë) dhe mban çelësat e kasafortës në Degë.
- Të rikoncilojë paratë fizike të kasafortës me të dhënat e gjeneruara nga sistemi dhe të mbyllë kasafortën në bashkëpunim me Supervizorin Operacional.
- Të kryejë tërheqjen e parave për klientët dhe të bëjë pagesa pas verifikimit të firmes, verifikimit të situatës financiare të klientit dhe pas kontrollit të shumës në formë të shkruar.
- Të pranojë çeqe dhe para për depozitim, të verifikojë shumën dhe të verifikojë informacionet e plotësuara në të dhe ligjshmërinë e dokumentacionit.
- Të regjistrojë në sistem transaksionet përkatëse në mënyrë që të printojë saktesisht mandatin për klientin.
- Të përmbledhë të dhënat e arkës / kasafortës (Till/Vault) dhe te plotesoje permbledhjen e cash-it me shumat përkatëse në fund të çdo dite.
- Të përmbledhë dokumentat ditore të arkës dhe ATM-s dhe të kontrollojë rregullsinë / saktësinë e këtyre dokumentave.
- Të dije me saktesi të gjitha manualet, instruksionet dhe procedurat që kanë të bëjnë me postin e punës së Arkëtarit dhe të informohet vazhdimisht për cdo ndryshim të bërë.
- Të numëroje manualisht kartmonedhat dhe monedhat për depozitim apo dorëzim në Zyrat Qëndrorë në përputhje me procedurat përkatëse duke informuar paraprakisht Voltin Qendror / Departamentin e Thesarit.
- Të identifikojë kartmonedhat e fallsifikuara, të informojë Supervizorin Operacional / Drejtorin e Deges, të mbajë përgjegjësi për diferencën e cash-it.
- Të identifikojë gabimet gjatë kryerjes së transaksioneve kur balanca kredituese e debituese nuk perputhen.
- Të vendosë kartmonedhat në kasafortën e dorës sipas prerjeve.
- Të kryej pagesat e kësteve të kredive dhe pagesat mujore duke verifikuar pagesën dhe shumën.
- Të monitorojë balancën në arkë dhe të bëjë kërkesë për cash të ri në mënyrë që të përballojë kërkesat ditore.
- Eshte personi i autorizuar dhe pergjegjes per veprimet dhe shoqerimin e fondeve ne vlera monetare ne Banken e Shqiperise dhe Bankat e nivelit te dyte (ne deget qe e aplikojne).
- Të klasifikojë dhe të vendosë në dosjet përkatëse mandatet, ceqet, etj.
- Të ruajë konfidencialitetin e cdo transaksioni të kryer.
- Në rast sjelljesh të dyshimta, raporton te punonjesi i Sigurise në Degë. Në rast vjedhje, të përpiqet të qëndrojë i qetë dhe ndjekë procedurat bankare për sigurinë e klientëve dhe stafit.
- Në raste rreziku, të shyp butonin e alarmit që ndodhet nën tavolinën e punës.
- Të jetë pjesë integrale e skuadres në informimin e klientit për produktet dhe shërbimet që ofron banka dhe ta drejtojë klientin tek personi përgjegjës në degë.
- Te referoje kliente te rinj dhe te shese produktet e bankes tek klientet e rinj dhe ekzistues.
Kriteret formale:
Të jetë i diplomuar në fushen e Ekonomise apo fusha te ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme pune konsiderohet një avantazh.
- Të ketë aftësi të mira matematikore.
- Të jete i komunikeshem dhe te kete aftesi për të ndërtuar mardhenie të mira me klientin.
- Të jetë praktik dhe i kujdesshëm ndaj punës.
- Të jetë i aftë të punojë nën presion.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.