Të Ndryshme
Home > Të ndryshme > Përputhshmëria
Standardi për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare në Çështjet Tatimore (CRS)
Procesi i globalizimit të shpejtë ka lehtësuar praktikën e fshehjes së të ardhurave nëpërmjet mbajtjes dhe menaxhimit të investimeve në institucione financiare jashtë vendeve të rezidencës.
Me qëllimin e ruajtjes së integritetit të sistemeve tatimor, vendet anëtare të OECD janë dakordësuar për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet autoriteteve tatimore të vendeve pjesëmarrëse. Një aspekt kyç i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi automatik i informacionit të llogarive financiare.
Shqipëria gjithashtu ka përshtatur legjislacionin vendas për t’ju përgjigjur kërkesave të këtij bashkëpunimi dhe më 31.01.2020 ka miratuar Ligjin Nr. 4/2020 “Për shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”.
Ky Ligj dhe aktet e tjera nënligjore që e shoqërojnë, kanë përcaktuar një sërë detyrimesh për të gjitha Institucionet Financiare që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në radhë të parë Institucionet Financiare janë të detyruara të mbledhin dhe grumbullojnë të dhënat fiskale të klientëve llogari mbajtës;
1. Për Individë:
- Emër, Mbiemër
- Data e lindjes, Vendi i lindjes, Shteti i lindjes
- Adresa e rezidencës aktuale (detaje të plota mbi adresën)
- Numri i Identifikimit Tatimore në vendin e rezidencës.
2. Subjekte Juridikë:
- Emri ligjor i subjektit/ entiteti apo degës
- Vendin në të cilin subjekti/ entiteti është themeluar si person juridik
- Vendi i rezidencës tatimore
- Numri/at e identifikimit tatimor
- Tipi i subjektit
Këto të dhëna jepen nga klientët nëpërmjet plotësimit të formularëve të vetë deklarimit tatimor bashkëlidhur në këtë seksion. Formularët mund të plotësohen pranë cdo dege të Bankës Amerikane të Investimeve SH.A.. Gjithashtu, fomulari mund të dërgohet pranë Bankës tonë me postë, ose të skanuar me e-mail në adresën elektronike [email protected]
Institucionet Financiare, ne bazë të ligjit, do të raportojnë llogaritë financiare të mbajtura nga klientët, të cilët për qëllime tatimore janë rezidentë në të pakten një juridiksion të vendeve pjesëmarrëse. Raportimi kryhet pranë autoriteteve tatimore vendase (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve).
Ju lutemi vini re se sipas dispozitave të Ligjit Nr. 4/2020, Institucionet Financiare ndalohet të vendosin marrëdhënie të re biznesi me klientët në mungesë të plotësimit të formularit të vetëdeklarimit dhe gjithashtu janë parashikuar penalitete për mosdhënie të informacionit të kërkuar si dhe për informacion të rremë.
Lidhur me formularët e vetë deklarimit tatimor, jeni të lutur të drejtoheni te dokumentacioni më poshtë.
Për më shumë informacion dhe dokumenta, jeni të lutur të drejtoheni te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe www.oecd.org