Publikime
Home > Publikime > Për publikun
Standardi Ndërkombëtar për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për llogaritë financiare
Të nderuar klientë,
Banka Amerikane e Investimeve SH.A ju bën me dije se në kuadër të ligjit Nr. 4/2020 për “Shkëmbimin Automatik të Informacionit të llogarive financiare”, institucioneve financiare, përfshirë ABI Bank, u ka lindur detyrimi ligjor për të raportuar pranë administratës tatimore, të dhënat e rezidencës tatimore të llogarimbajtësve.
Ligji i sipërpërmendur e cilëson shkelje administrative mos raportimin në kohë dhe/ose raportimin e pasaktë të të dhënave të kërkuara.
Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm në këtë proces dhe për këtë arsye ju ftojmë të paraqiteni pranë degës më të afërt të bankës sonë për t’u njohur me kërkesat e ligjit dhe për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit të të dhënave tatimore.
Për më shumë informacion drejtohuni në: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Mirënjohës që keni zgjedhur ABI Bank!