Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete
ABI sponsor i eventit "Tirana Tech Open"
25-27 Shtator “TIRANA TECH OPEN”, një organizim multi-dimensional, realizuar për nxitjen e novatorizmit e krijimtarisë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit.
ABI Bank mbështeti EDU Zone, Bootcamp në shërbim të të rinjve të apasionuar pas teknologjisë dhe aplikimeve të saj, objektiv i të cilës është rritja e njohurive profesionale. Nxënës të shkollave profesionale në vend të grupmoshës 14-16 vjeç, ndoqën praktikat të drejtuara nga mentorë të dedikuar, në një eksperiencë tre ditore. Gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit arritën të mësojnë si të formulojnë nje ide biznesi dhe ta mbështesin atë në teknologjitë më të fundit, qofshin këto përmes programimit të faqeve web, aplikacioneve mobile apo programimit të pajisjeve GPS. Banka gjatë këtij eventi u prezantua me një stendë në të cilën u ekspozuan produktet që ofron si edhe aktivitetet e Përgjegjësisë Sociale ndër vite.
Përfaqësuesja e Divizionit të IT Anisa Mitre, ofroi eksperiencën e saj si mentore përgjatë të 3 ditëve në bootcamp.