Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete
ABI në mbështetje të “Strehëzës për Gra dhe Vajza”
ABI në kuadër të përgjegjësisë sociale, ka në fokus të prioriteteve të saj barazinë gjinore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
Së fundmi banka ka mbështetur “Strehëzën për Gra dhe Vajza” të dhunuara në Tiranë. Projekti synoi përmirësimin e mjediseve fizike të Strehëzës si një mënyrë për të garantuar një cilësi shërbimi më të mirë dhe kushteve më të mira të jetesës.
Mbështetja e ofruar bëri të mundur që e gjithë pjesa e mobilimit dhe pajisjeve hidrosanitare të amortizuara të zëvendësohej me të tjera të reja, tepër funksionale dhe komode.