Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

ABI Bank mbështet "Love is All"

Në dt. 17 Maj, në ambientet e Hotel Plaza u organizua mbrëmja gala e përvitshme “Love is All” e organizuar nga aktivistët e komunitetit LGBT në Tiranë. 

Në kuadër të luftës kundër diskriminimit, Banka Amerikane e Investimeve mbështeti për të katërtin vit këtë aktivitet bamirësie, misioni i të cilit ishte sigurimi i fondeve për vazhdimësinë e akomodimit, ushqimit, mbështetjes psikosociale, aftësimit për jetën, edukimin dhe punësimin për të rinjtë LGBT, të cilët janë viktima të abuzimit dhe diskriminimit dhe jetojnë pranë Qendrës “Streha”.

ABI Bank këtë vit u falenderua nga Qendra "Streha" me cmimin "Aleati i Vitit".

X