Të Ndryshme
Home > Të ndryshme > Përputhshmëria
Përputhshmëria
Përputhshmëria është:
Respektimi i të gjitha rregulloreve bankare dhe financiare: dispozitave ligjore dhe rregullatore, standarteve profesionale dhe etike , procedurave të grupit.
Ruajtja e interesave të klientëve dhe mbrojtja e reputacionit të Grupit.
Siguria financiare
Si pjesë e Grupit NCH Capital, Banka Amerikane e Investimeve është subjekt i legjislacionit dhe rregulloreve te Grupit dhe të Shtetit Shqiptar për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit si dhe për zbatimin e embargove.
Njohja e Klientit është fokusi i Bankës
Veprimtaria e bankës bazohet në njohjen e mirë të klientit, për të përcaktuar origjinën e fondeve duke kontrolluar qëndrueshmërinë e transaksioneve bankare dhe financiare me biznesin e klientit dhe gjendjen financiare me ndihmën e KYC (Know Your Client/Njihni klientin tuaj).
Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit / zbatimi i embargove
Banka Amerikane e Investimeve ka hartuar politika të cilat kërkojnë zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit , të cilat përfshijnë kryesisht:
Rregullat e njohjes së klientit për të identifikuar dhe për të marrë informacion në lidhje me klientët apo përfituesit e tyre efektive.
Rregullat për identifikimin , dokumentimin dhe analizimin e transaksioneve të kryera nga klientet, me qëllim zbulimin e çdo shume ose transaksioni që mund të përbëjë pastrim parash apo financim të aktiviteteve terroriste.
Rregullat për raportimin e transaksioneve të dyshimta tek Njësia e Inteligjencës Financiare Shqiptare (FIU).
Rregullat për arkivimin , trajnimin dhe kontrollin e brendshëm.
Banka Amerikane e Investimeve mbikëqyret nga Banka Qendrore e Shqipërisë , e cila, si aktor rregullator, siguron se banka është në përputhje me rregulloret.
Mbrojtja e Klientit
Në funksion të Përputhshmërisë , Banka Amerikane e Investimeve ka hartuar rregulla për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve. Këto rregulla mbulojnë reklamimin dhe vlefshmërinë e produkteve të cilat i shiten klientit.
Mbrojtja e interesit të klientit duhet të jetë efektiv në çdo fazë të marrëdhënies mes bankës dhe klientëve të saj , duke nisur nga dhënia e informacionit para- kontraktor , këshillimit të mëvonshëm, dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës deri në përfundimit të këtij afati.
Përputhshmëria monitoron në mënyrë të rregullt ankesat duke përdorur një sërë treguesish të cilësisë (si kohëzgjatja e përpunimit , etj).
Për të lexuar materialin e Wolfsberg Group Questionnaire jeni të lutur të drejtoheni te dokumentacioni më poshtë
Lufta kundër korrupsionit
Është provuar tashmë që sinjalizimi të jetë një nga mënyrat më efektive ndaj ekspozimit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Gjatë dekadës së shkuar janë konceptuar ligje të reja në lidhje me sinjalizimin në të gjitha rajonet e botës. Ndaj, Shqipëria nuk bën përjashtim!
Shqipëria tani ka në fuqi ligjin Nr. 60/2016; “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.” Ky ligj mbulon sektorin publik dhe atë privat dhe përcakton rregullat për sinjalizimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni nga sinjalizuesit në të dy sektorët, mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e autoriteteve publike e të subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.
Ligji Nr. 60/2016 “Per sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” ka për qëllim:
- Parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në sektorin publik dhe privat;
- Mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë veprime ose praktika të dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës;
- Nxitjen e sinjalizimit të veprimeve ose praktikave të dyshuara të korrupsionit.
Çdo person, i cili vihet në dijeni për veprime ose praktika të dyshuara të korrupsionit, gjatë punës ose në lidhje me veprimtarinë e tij të punës në Bankë ka të drejtë të sinjalizojë këtë fakt te njësia përgjegjëse me anë të një emaili në adresën e dedikuar; [email protected] ose pranë Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) http://www.ildkpki.al/
Në zbatim të parimit të ruajtjes së konfidencialitetit, sekretit shtetëror dhe mbrojtjes së të dhënave personale, njesitë përgjegjëse bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe me ILDKPKI-në për shkëmbim të dhenash, të plota dhe pa asnjë rezervë, me qëllim shqyrtimin dhe zgjidhjen rastit të sinjalizuar.