Shërbimi i kalimit të pagave

A është ky shërbim i përshtatshëm për mua?
Shërbimi i kalimit të pagave u ofrohet atyre bizneseve që duan të përftojnë nga produktet e Bankës duke kaluar pagën e punonjësve të tyre nëpërmjet Bankës. Llogaritë e punonjësve qëmarrin pagën pranë Bankës janë pa komision, pa balancë minimale dhe mundësi kontrolli për lëvizje.

Çfarë përfitimesh ka ky shërbim?
Çdo punonjës i juaji pajiset me kartën e debitit Visa Electron, e cila ju jep mundësinë të tërheqin pranë ATM-ve të Bankës Amerikane te Investimeve në çdo ditë gjatë të 24 orëve. Gjithashtu pagesa nëpërmjet Bankës e shërbimeve utilitare si fatura e energjisë elektrike, telefonisë fikse apo celulare, sigurimeve etj. bëhen pa asnjë komision.