Overdraft

A është ky shërbim i përshtatshëm për mua?
Shërbimi Overdraft u ofrohet atyre bizneseve që kanë nevojë të kryejnë tërheqje fondesh më të mëdha se ato që gjenden aktualisht në llogarinë e tyre bankare. Si rrjedhojë banka u bën të mundur të tërheqin shuma përtej llogarisë së tyre gjer në një kufi të paracaktuar.

Çfarë përfitimesh ka ky shërbim?
Me anë të Overdraft ju mund të paguani menjëherë shpenzimet afatshkurtra të biznesit tuaj. Nëqoftëse ju nuk keni fondet e duhura për të mbuluar shpenzime të paparashikuara dhe as kohën për të derdhur fonde në llogarinë tuaj bankare atëherë Overdraft është posaçërisht për ju.