Llogari Rrjedhëse

A është kjo llogari e përshtatshme për mua?
Llogaria rrjedhëse bën të mundur të gjitha transaksionet si derdhje, tërheqje, transferta, pagesa qerash, pagesa faturash, veprime me çeqe, me karta etj.

Çfarë avantazhesh ka kjo llogari?
Me hapjen e llogarisë, klienti ka mundesine te pajiset me karte debiti Visa Electron dhe krediti Gold në monedhat LEK dhe EUR. Tërheqja e parave në ATM-të e Bankës Amerikane te Investimeve ose blerjet e kryera brenda Shqipërise nëpërmjet kartës së debitit Visa Electron janë pa komision. Gjithashtu zero komision edhe për blerje të kryera brenda Shqipërisë me kartën e kreditit Visa Gold.
Përveç këtyre, me anë të llogarisë rrjedhëse ju mund të kryeni veprimet e mëposhtme:

  • Pagesa ne monedhën lokale ose në valutë
  • Pagesa brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa brenda degëve të Bankës Amerikane te Investimeve
  • Pagesa të të tretëve në llogari
  • Pagesa të tatimeve
  • Pagesa të doganave
  • Pagesa të sigurimeve shoqërore
  • Pagesa të faturave të energjisë elektrike
  • Pagesa të faturave të ujit
  • Pagesa të telefonisë celulare
  • Pagesa të qerasë


Cilat monedha pranohen për hapjen e kësaj llogarie?

LEK, EUR dhe USD.

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha depozitat e klientëve të Bankës sonë janë të siguruara sipas ligjit nr. 8873 “Për Sigurimin e Depozitave” i datës 29/03/2002 ndryshuar me ligjin nr. 10106, datë 30/03/2009 dhe 78/2012, datë 26.07.2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për Sigurimin e Depozitave’”.