Depozita me afat

A është kjo depozitë e përshtatshme për mua?
Depozita me afat u ofrohet të gjithë atyre individëve që dëshirojnë të përftojne nga interesat e larta të Bankës Amerikane te Investimeve duke depozituar një shumë parash që qëndron e paprekur nga klienti për një kohë të paracaktuar.

Sa herë në vit aplikohet interesi?
Interesi kalon në llogari në ditën e maturimit. Për llogaritë 1, 2, 3 vjeçare interesi aplikohet në bazë vjetore.

Cili është afati i maturimit i kësaj depozite?
Klienti mund të zgjedhë midis maturimit 2 javor, 1, 3, 6, 9 mujor si dhe 1, 2, 3 vjeçar.

Cila është shuma minimale dhe cilat monedha pranohen për hapjen e një depozite me afat?
100,000 LEK, 500 EUR dhe 500 USD.

 

Për informacion më të detajuar mbi këtë produkt klikoni këtu.

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Depozita në Bankë sigurohet deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – www.asd.gov.al