Rreth Nesh

Banka Amerikane e Investimeve u krijua pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania nga Tranzit Finance (kompani e grupit NCH Capital, një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan www.nchcapital.com ). Kjo blerje e cila u finalizua në fund të vitit 2015 është një histori suksesi në tregun bankar në Shqipëri, i cili historikisht ka patur eksperienca sporadike të aktivitetit Blerje dhe Përthithje. Kjo shënjoi herën e parë kur nja bankë në krizë u ble dhe ndryshoi krejtësisht, ashtu sikurse ishte hera e parë kur një kompani me kapital privat u përfshi në sektorin bankar.

Brenda një periudhe të shkurtër banka ktheu nga humbjet e thella historike në përfitueshmëri, një bilanc të pastër, mjaftueshmëri të fortë të kapitalit dhe rritje. Ndryshimi i kulturës dhe qëndrimi me fokus klientin përforcuan rezultatet pozitive të bankës.

Gjatë 2017, u krijua mundësia për të blerë një tjetër bankë lokale dhe ABI Bank, mbështetur plotësisht nga aksionerët, duke patur eksperiencën e një rritjeje domethënëse në madhësi dhe përmirësime të dukshme në të gjitha raportet operacionale, iu bashkua procesit të tenderimit.

Shitësi ishte Banka Kombëtare e Greqisë, e cila në linjë me planet e saj të ristrukurimit kishte vendosur të tërhiqej nga disa tregje jo-thelbësore duke përfshirë Shqipërinë. Filali në Shqipëri, renditej e teta në treg me 300 mio EUR total asete, afërsisht në të njëjtën madhësi si ABI Bank. ABI Bank u përzgjodh si Blerësi pasi mori të gjitha aprovimet e nevojshme nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Banka e Shqipërisë duke u bërë banka e gjashtë më e madhe.

Profili i Banka NBG në Shqipëri

NBG e filloi aktivitetin në Shqipëri në shtator 1996 si një degë në Tiranë e Bankës Kombëtare të Greqisë S.A, banka e parë dhe më e madhe në Greqi me një histori 170 vjeçare.

Banka NBG Albania ishte një nga bankat kryesore në vend, iniciatore dhe një lojtar i rëndësishëm në dhënien e kredive për shtëpi dhe ato konsumatore, duke zotëruar një pjesë të konsiderueshme të tregut të këtyre produkteve. Banka ofronte gamën e plotë të produkteve dhe shërbimeve për klientët e të gjithë segmenteve: korporata, biznese të mesme e të vogla dhe individë.

Ajo kishte nje rrjet prej 26 degëve në të gjithë vendin, 11 prej të cilave në Tiranë, dhe 15 në qytetet e tjera të Shqipërisë ashtu sikurse një rrjet të gjërë ATM-sh në të gjithë Shqipërinë. Stafi i përkushtuar dhe i dedikuar përbëhej nga 260 punonjës të mirëtrajnuar, profesionistë dhe me eksperiencë në një nivel teknik dhe menaxherial të mbështetur nga sisteme të avancuara të teknologjisë së informacionit.