Llogari kursimi

  1. Llogari Kursimi me Likujdim periodik të Interesit

Klienti përfiton interes mbi kursimet ndërkohë që mund të kryejë depozitime dhe tërheqje të palimituara duke respektuar balancën minimale të llogarisë.  Zero komision për hapje.

Interesi llogaritet mbi gjendjen në fund të ditës dhe kreditohet në llogari në 24 Janar dhe 24 Korrik.

Monedhat për hapjen e llogarisë jane LEK, EUR dhe USD.

Me hapjen e llogarisë, klienti ka mundësinë të pajiset me kartë debiti Visa Electron dhe kartë krediti Visa Gold. Tërheqja e parave në ATM-të e Bankës Amerikane të Investimeve ose blerjet e kryera brenda Shqipërisë nëpërmjet kartës së debitit Visa Electron janë pa komision.

 

2. Llogari Kursimi me Normë Fikse Interesi

Llogaria e Kursimit me Normë Fikse Interesi ofrohet në monedhat LEK, EUR dhe USD.

Hapja e Llogarisë është pa komision, 0 komisione operacionale dhe 75 lek/muaj komision për mirëmbajtjen e llogarisë.

Shuma minimale për hapjen e llogarisë së kursimit: 10’000 Lek, 100 Eur, 100 USD

Shuma minimale për të përfituar interes/Balanca minimale: 10’000 Lek, 100 Eur, 100 USD

Mbyllja e llogarisë: 10 Euro brenda vitit të parë, pas vitit të parë 5 Euro.

Depozitimet janë të palimituara dhe me 0 komision në cdo degë të Bankës Amerikane të Investimeve.

Printim gjendje llogarie: pa komision

Përllogaritja e interesit kreditor: Interesi përllogaritet mbi balancën ditore të llogarisë në fund të cdo dite.

Interesi kreditohet në llogari 2 herë në vit dhe për këtë llogari nuk aplikohet interes debitor.

3. Llogari Kursimi për Fëmijë

Llogaria e Kursimi për Fëmijë është një depozitë kursimi për fëmijët nën moshën 18 vjec. Kjo depozitë ofron mundësinë e depozitimit të parave pa kufizim dhe tërheqje deri në 30% të shumës nga përfaqësuesi ligjor. Llogaria e kursimit administrohet nga përfaqësuesit ligjorë të fëmijës, fëmija nuk ka të drejtë të veprojë mbi depozitën deri në moshën 18 vjec. Mosha maksimale e femijës në momentin e hapjes së depozitës është 14 vjeç.

Monedha: Lekë, Euro, USD

Hapja e llogarisë është pa komision dhe nuk aplikohen komisione për mirëmbajtje dhe operacionale

Shuma minimale për hapjen e llogarisë së kursimit: 5.000 LEK, 50 Euro, 50 USD

Mbyllja e llogarisë: 10 Euro brenda vitit të parë, pas vitit të pare 5 Euro

Depozitimet janë të palimituara dhe me komision 0 në çdo degë të Bankës Amerikane të Investimeve

Printim gjendje llogarie: Pa komision

Tërheqjet cash deri në 30% dhe me komision 0 në çdo degë të Bankës Amerikane të Investimeve

Perllogaritja e interesit kreditor: Interesi përllogaritet mbi balancën ditore të llogarisë në fund të çdo dite.

Interesi kreditohet në llogari dy herë në vit dhe për këtë llogari nuk aplikohet interes debitor.

 

Për buletinin e normave të interesit të llogarive pa afat, lexoni Kushtet e Punës.

 

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/