Oferta Verore “Depozita +3”

DEPOZITA 12+3

Po kërkoni interesat më të mira në treg? Dëshironi të përfitoni më shumë nga kursimet tuaja? Në ABI Bank do të gjeni ofertën që kërkoni!

Përfitoni më shumë nga depozita juaj 12 mujore: Jo vetëm normë interesi konkurruese, por në fund të periudhës dhe 3 muaj interesa Dhuratë!

Karakteristika të Produktit:

  • Afati i Depozitës është 12 mujor
  • Përfitoni 3 muaj dhuratë interes
  • Oferta është për depozita në Lek dhe Euro
  • Vlera minimale për të përfituar nga kjo ofertë është 50’000 Lekë dhe/ose 500 Euro
  • Likuidim i interesit në maturim të depozitës
  • Në rast mbyllje të depozitës para afatit të maturimit, penaliteti i aplikuar nga Banka është humbja e interesit të akumuluar deri në atë periudhë. Në këtë rast do të përfitoni vetëm shumën fillestare të depozitës (principalin).

Depozita në Lek

Depozita 12+3Interesi NominalInteresi Efektiv
50.000 – 4.999.9991.0%1.25%
5.000.000 – 14.999.9991.2%1.5%
mbi 15.000.000NegociueshmeNegociueshme

Depozita në Eur

Depozita 12+3Interesi NominalInteresi Efektiv
500 – 99.9990.1%0.125%
Mbi 100.000NegociueshmeNegociueshme

 

NXITONI, OFERTA ESHTE E VLEFSHME NGA DATA 1 GUSHT DERI NE DATEN 20 SHTATOR 2018!

Oferta është e vlefshme vetëm për klientët individë.

 Për më shumë informacion referohuni buletinit të normave të interesit të depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi apo shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë të mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë ose kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/