Llogari kursimi

A është kjo llogari e përshtatshme për mua?
Përveç përfitimit të interesit, llogaria e kursimit për individë bën të mundur depozitime e tërheqje në çdo moment. Zero komision për hapje.

Sa herë në vit aplikohet interesi?
Interesi llogaritet mbi gjendjen në fund të ditës dhe kreditohet në llogari në 25 Janar dhe 25 Korrik.

Çfarë avantazhesh ka kjo llogari?
Me hapjen e llogarisë, klienti ka mundesine te pajiset falas me karta debiti dhe krediti Visa Electron dhe Gold. Tërheqja e parave në ATM-të e Bankës Amerikane te Investimeve ose blerjet e kryera brenda Shqipërise nëpërmjet kartës së debitit Visa Electron janë pa komision. Gjithashtu zero komision edhe për blerje të kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë me kartën e kreditit Visa Gold.

Cilat monedha pranohen për hapjen e kësaj llogarie?
LEK, EUR dhe USD.

 

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha depozitat e klientëve të Bankës sonë janë të siguruara sipas ligjit nr. 8873 “Për Sigurimin e Depozitave” i datës 29/03/2002 ndryshuar me ligjin nr. 10106, datë 30/03/2009 dhe 78/2012, datë 26.07.2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për Sigurimin e Depozitave’”.