Individë

Home > Individë > Depozita

Depozitë 5 vjeçare me normë interesi deri në 5%

Vendosni paratë tuaja në Depozitën Progresive dhe shihni të ardhurat tuaja të rriten!

Avantazhet dhe karakteristikat e depozitës:

• Afati: 5 vjet
• Monedha: LEK
• Norma interesi në rritje deri në 5%
• Minimumi i shumës së kërkuar për çeljen e depozitës: LEK 50,000
• Përfitimi i interesave: Ju mund të tërhiqni interesat e depozitës suaj çdo vit pa pritur afatin e maturimit të depozitës
• Ju mund të përfitoni produkte kredie me kushte preferenciale duke vendosur si garanci depozitën tuaj.

Tabela e Interesit

LEK Viti 1 Viti 2 Viti 3 Viti 4 Viti 5
50'000 - 4'999'999 1.00% 2.00% 3.00% 4.00% 5.00%
5'000'000 - 14'999'999 1.20% 2.20% 3.20% 4.40% 5.00%
Mbi 15'000'000 1.30% 2.30% 3.30% 4.60% 5.00%

Banka Amerikane e Investimeve ju ofron mundësinë të zgjidhni midis afateve të ndryshme të depozitave dhe mënyrës së përfitimit të interesit– çdo muaj, çdo tre muaj apo çdo vit sipas dëshirës dhe nevojës suaj.

Këto depozita ofrohen në LEK, EUR dhe USD.

Për më shumë informacion ju lutemi të drejtoheni në një nga degët tona në Tiranë apo në rrethe.

Sipas ligjit ‘’Për Sigurimin e Depozitave’’ nr.53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozitat në Bankën Amerikane të Investimeve sh.a sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

X