Aktivitete

Të rejat nga ABI Bank

GATUAJ NJE PJATE ME SHUME – ABI BANK MBESHTET

25 Dhjetor 2018 – Gatuaj një pjatë më shumë

Në Ditën e Krishtlindjes, ABI Bank iu bashkua iniciativës së lëvizjes Ecovolis, për t’i dhënë pak më shumë atyre që kanë më shumë nevojë për ne. Në sheshin Nënë Tereza u mblodhën me qindra njerëz në vështirësi, në varfëri, në pamundësi. Së bashku me ABI dhe shumë qytetarë apo kompani u mblodhën për të dhuruar.  Ditën e Krishtlindjes, sheshi Nënë Tereza u mbush me diell. Qytetarët e Tiranës, besuan dhe vepruan.

Në këtë ditë pati një përfaqësim masiv nga stafi i Bankës disa prej të cilëve morën dhe fëmijet me vete dhe dhanë kontributin e tyre vullnetar.