Aktivitete

Të rejat nga ABI Bank

ABI Bank në Kosovë

15 MAJ 2018 – ABI  BANK NE KOSOVE

Është zhvilluar në dt. 15 Maj në Prishtinë, mbrëmja gala për mbledhjen e fondeve “Mbështesni historinë e suksesit të radhës”, organizim i R.I.T Kosovo. R.I.T Kosovo (A.U.K) është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë që lëshon diploma Amerikane me njohje ne gjithë botën.  Ky aktivitet përkon dhe me festimin e përvjetorit të 15-të të krijimit të këtij institucioni jo-fitimpurës arsimor në Kosovë.

3 bursa studimi do të jepen në emër të Bankës Amerikane të Investimeve për studentet e talentuar por në vështiresi financiare. Bordi i Universitetit ka identifikuar tashmë studentët të cilët plotësojnë këto kritere dhe ata do të përfitojnë secili një shumë të caktuar për të vazhduar studimet e tyre në këtë universitet.

Për këta studentë të shkëlqyer, mundësia për të vazhduar studimet në RIT Kosovo është një mundësi e artë dhe një shans për të qenë ata Historia e Suksesit të Radhës. R.I.T Kosovo (Universiteti Amerikan i Kosovës) është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë që lëshon diploma Amerikane me njohje ne gjithë botën

I ftuari special i mbrëmjes dhe folësi kryesor ishte Gjenerali Wesley K. Clark (në pension), i cili ka shërbyer si gjeneral me katër yje për 38 vjet në Ushtrinë e SHBA-së dhe ka marrë pjesë në luftën kundër regjimit Miloshevic, duke shpëtuar 1.5 milion Shqiptarë nga pastrimi etnik.

Në aktivitet ishte prezent dhe Z. Richard Lukaj si kryetar i Bordit të Administratorëve dhe Z. Ronald Cami, zv. Kryetari i Bordit të Administratorëve të RIT (A.U.K) Kosovo.

Banka Amerikane e Investimeve ishte sponsor platinium i mbrëmjes gala dhe u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Andi Ballta dhe menaxherë të lartë të bankës.

ABI Bank është gjithmonë prezente në mbështetje të historive të suksshme dhe me frymë optimiste.