Aktivitete

Të rejat nga ABI Bank

ABI Bank në Koncertin Veror të Orkestrës dhe Korit të të rinjve të Tiranës

23 Korrik – Salla e Katedrales Ortodokse ka mirëpritur koncertin veror të Orkestrës dhe Korit të të rinjve të Tiranës.
Këngëtarë të rinj, orkestra e harqeve, kori i të rinjve, e fëmijë që punojnë në SoundProduction janë ngjitur në skenë në një performancë live. Grupi i urbanArt performoi me një instalacion stencil në një telajo të madhe me temën kundra bullizmit. Dhe jo vetëm, tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu ishte surpriza e mbrëmje së djeshme.
Banka Amerikane e Investimeve përkrah këtë aktivitet të freskët, origjinal që promovon talentet e reja.