Aktivitete

Të rejat nga ABI Bank

ABI BANK NE DITEN KOMBETARE TE TRASHEGIMISE KULTURORE

29 Shtator 2018

Banka Amerikane e Investimeve me rastin e “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, mbështeti aktivitetet e organizuara dt. 29 Shtator:

  1. Në qytetin e Beratit, vite të tëra historie, kulture dhe trashëgime u shpalosen nëpërmjet ekspozitave, panair artizanati dhe grupe muzikore nga qyteti i Beratit dhe Gjirokastrës, në sheshin qëndror “Teodor Muzaka” dhe Pedonalen e qytetit të Beratit.
  2. Shkodra priti Muzeun e Stilit Ethnovibe – nga tradita në moderne, në muzeun Marubi dhe Pedonalen e Shkodrës ku u bashkua tradita me modernen, nëpërmjet krijimeve të stilistëve të suksesshëm shqiptarë në botë, të frymëzuar nga perla të traditës.

Banka Amerikane e Investimeve u përfaqësua nëpërmjet stafit të degëve duke treguar se është gjithmonë prezente në të tilla aktivitete që mbështesin dhe promovojnë vlerat e krijuara nga arti dhe kultura.