Aktivitete

Të rejat nga ABI Bank

ABI Bank mbështet studentët në Javën e Parasë

28 mars 2017 – Banka Amerikane e Investimeve është e fokusuar në ndërgjegjësimin e brezit të ri për rëndësine e edukimit financiar dhe mbështet vazhdimisht aktivitete dhe nisma që angazhojnë nxënësit dhe të rinjtë për të thelluar njohuritë e tyre mbi këtë aspekt. Sëfundmi në kuadër të aktiviteteve të Javës së Parasë, ABI Bank mbështeti pjesëmarrjen e studentëve të Kolegjit Univesitar «Luarasi» në konkursin “Sikur të ishim Bankierë”. Për një paraqitje dinjitoze studentët punuan projektin e tyre bankar nën mentorimin e z. Erald Dore, Drejtor Rajonal i Tiranës, pranë ABI Bank. Në fund të aktivitetit u ndanë dhe çmime nga juria prestigjioze, ku studenti Geraldo Meta i Universitetit “Luarasi” u shpall nga juria «Folësi më i mirë».