Aktivitete

Të rejat nga ABI Bank

ABI BANK MBESHTET GAQI PIANO DUO – KATER DUAR, NJE PIANO

TIRANE – KONCERT RECITAL NGA GAQI PIANO DUO

Në dt. 22 Mars 2018, në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, dashamirësit e muzikës klasike patën mundësi të shijonin koncertin recitali të vëllezërve Piro dhe Gjergji Gaqi, djem të të madhit kompozitor shqiptar, Thoma Gaqi.

Gaqi Piano Duo është formuar në vitin 2013 nga vëllezërit Piro dhe Gjergji Gaqi. Të lindur në një familje muzikantësh, duke pasur njëkohësisht një karrierë solistike individuale, ata fillojnë të koncertojnë si duo në vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës së Veriut, ku kanë si qëllim krijimin e një ure muzikore midis dy kontinenteve.  Recitali i vëllezërve Gaqi pati veҫantinë e performancës artistike të dy artistëve në një piano të vetme, duke i sjellë publikut një repertor me vepra të shumëllojshme ndërkombëtare.

Recitali “Katër Duar, Një Piano” mbështetet nga ABI Bank, partnere e përhershme e aktiviteteve artistike e kulturore që bëjnë diferencën në skenën e artit shqiptar.