Aktivitete

Të rejat nga ABI Bank

ABI BANK – “MBESHTESNI HISTORINE E SUKSESIT TE RADHES”

14 nëntor 2018 – New York

RIT Kosovë (A.U.K.) mbajti për herë të tretë eventin fondmbledhës në Harvard Club në New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ngjarje e cila ka për qëllim përkrahjen e të rinjve – “Mbështesni historinë e suksesit të radhës ” – ishte një mundësi e shkëlqyer për diasporën shqiptare dhe miq të tjerë në SHBA për t’u informuar rreth RIT Kosovës, misionit të këtij institucioni, sukseset e deritanishme, ndikimin pozitiv në edukimin në Kosovë, si dhe rreth mundësive se si ata mund të ndihmojnë në edukimin cilësor amerikan që ky institucion ofron në Kosovë.
Mbi 80 përkrahës dhe miq të RIT Kosovë nga SHBA dhe Kosova ishin pjesëmarrës në këtë ngjarje për të dëshmuar mbështetjen e tyre ndaj misionit të këtij institucioni. Të ftuarit u mirëpritën nga presidentja e RIT Kosovë, Dr. Sharon Hart, e cila prezantoi arritjet e institucionit gjatë vitit të kaluar.
Banka Amerikane e Investimeve ishte sponsor i artë i këtij eventi duke treguar sërish prezencën në mbështetje të historive të suksshme dhe me frymë optimiste.